Mashtronte bizneset dhe iu merrte mijëra euro, Gjykata “çon në shtëpi” ish-zyrtaren e mjedisit Vjola Sterjo

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtoreshën e Mjedisit Vjola Sterjo, e cila mashtronte bizneset duke iu premtuar grante nga qeveria.

Sot gjykata ka pranuar ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie ndërkohë po vijon procedura hetimore. Masa e sigurisë ndaj Sterjos është zbutur me arsyetimin se duhet të kujdeset për dy fëmijët e saj të mitur.

Kujtojmë se Vjola Sterjo u arrestua në muajin dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”.  Ajo mashtroi biznesmenë nga Korça dhe Pogradeci duke iu marrë shuma të mëdha parash deri në 160 mijë euro dhe iu premtonte që do t’iu siguronte subvencione nga AZHBR.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT