Meta del garant: Më 14 maj asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon do mbajë përgjegjësi

Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta ka reaguar për vendimin e KQZ-së e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit.

Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kjo është një çmenduri e regjimit të kyeministrit Edi Rama.

“Qëndrimi im është dhe mbetet një, respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar.

Po ashtu është demonstruar dhe nga akti që PD ka marrë. Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo qytetar i Shqipërisë, përfshirë socialistët e ndershëm, por i dinë më mirë dhe të gjithë demokratët.

Mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin e gjykatës dhe lojërat e tanishme. Më 14 maj, Partia e Lirisë dhe opozita e vërtetë do të jetë atje, te kutitë e votimit.

Më 14 maj asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon ta prekë do mbajë përgjegjësi”, theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT