“Mungesa e zyrave, alarmante”, Altin Dumani raporton para KLP: Progres në konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar

Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar këtë të enjte para KLP për veprimtarinë e institucionit që ai drejton, përgjatë vitit 2022.

Në këtë mbledhje është e pranishme  edhe Aida Hajnaj, e cila drejton BKH-në.Sipas Dumanit gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja.

“SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh Dumani.

Ai shtoi se mungesa e ambienteve për zyra është alarmante pasi ka raste që gjashtë hetues detyrohen të rrinë në një zyrë.

“Një problematikë ngelet situatave sa i takon çështjeve të mbartura, ka një numër të konsiderueshëm të çështjeve të mbartura nga vitet e tjera, dhe ky është problemi që prokurorët duhet të përballen dhe t’i japin zgjidhje. Realisht kjo është një problematikë. Në funksion të kësaj problematike, kam bërë takime me prokurorët duke evidentuar problematikën dhe për të parë mundësitë reale sesi mund të shkohet në përfundimin sa më shpejt të hetimeve, por jo në kurriz të cilësisë.

Mungesa e ambienteve dhe zyrave ku ne ushtrojmë funksionet është një tjetër problem, kemi një situatë alarmante. S’kemi zyra për prokurorë, sidomos për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kemi shumë prova në një mjedis shumë të kufizuar, rrezikojmë edhe t’i prishim ato”, shtoi kreu i SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT