“Na paska futur në radarin e DEA-s”, Tedi Blushi: Qeveria po na e nxin faqen dita ditës, me ministra në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së bërë nga DEA amerikane, që qytetarët shqiptarë të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, garantuar fshehtësi të burimit.

Ai shkruan në një postim në “Facebook” se “qeveria po na i nxin faqen në gjithë botën”, ndërsa shton se vendi i ka të gjitha mundësitë të zhdukë narkotrafikun.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafikun. Ka qytetarë të mirë dhe policë shumë profesionalë. Por fatkeqësisht kemi dhe këtë Qeverinë e vulëhumburit që dita-ditës po na i nxin faqen në gjithë botën.Sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s.

Ministrat i ka nëpër burgje, dhe emri i tij lakohet nga mediat botërore si partner i McGonigal-it.

Por po i vjen fundi kësaj pune, se shqiptarët vërtet durojnë shumë, por nuk e lënë kupën e mbushur të derdhet.”, shkruan Blushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT