Ndryshime në Qeveri! Kadia emërohet në Ministrinë e Jashtme! Yzeiraj, zv.ministri i ri i Financave

Besart Kadia ka lënë postin si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar pranë ministrisë së drejtuar nga Olta Xhaçka.
Bëhet e ditur se Kadia tashmë është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Vendin e tij te Financat e ka zënë eksperti i ekonomisë Endrit Yzeiraj i cili është emëruar zëvendësministër.