Noka bën deklaratën e fortë: Kosova e shkarkoi Vlora Hysenin për lidhje serbe, Rama e do në krye të SHISH!

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar në lidhje me propozimin që kryeministri Rama i ka bërë sot presidentit Bajram Begaj, për emrin e ri për kreun e SHISH.

Ai shkruan  në një postim në “Facebook” se në Kosovë sipas tij, Vlora Hyseni u shkarkua për lidhje me serbët, ndërsa kryeministri Edi Rama e propozon për në krye të SHISH.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Kosova e shkarkon për lidhje serbe,

Rama e propozon në krye të SHISH

Rama propozon në krye të SHISH bashkëkombasen Vlora Hyseni por kjo e fundit është shkarkuar në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet shprehimisht se:

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.”

Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij. #Shqipërianërrezik

Back to top button
LAJMET E FUNDIT