“Nuk do shkojmë me tulla dhe leva”, Zekthi zbulon lëvizjen e Alibeajt për ambientet e selisë së PD

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi thotë se grupimi i Enkelejd Alibeajt, apo ajo që tashmë është PD-ja zyrtare, nuk do të synojë marrjen e ambienteve të selisë blu.

Zekthi tha se ndonëse selia e PD-së është aktualisht “e uzurpuar nga lëvizja e foltores”, grupimi i Alibeajt nuk do të kërkojë ndihmën e plolicisë për marrjen e ambienteve.

Në “News24”, Zekthi tha se PD-ja zyrtare do të kërkojë për ambiente të reja.

“PD nuk do të shkojë aty me tulla dhe leva. Do të marrin ambiente të tjera. Zyrat janë tulla dhe llaç. Zyrat janë një gjë kot fare, nëse do të punosh, punon kudo. Është selia zyrtare e PD, është uzurpuar nga lëvizja e foltores, PD nuk do të kërkojë as në polici që ata të dalin, por do të kërkojë ambiente të tjera”, deklaroi Zekthi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT