Përplasja e Sonila Meços dhe Lori Hoxhës për banorët e Big Brother Vip!

Gazetarja Sonila Meço reagoi mbrëmë pas spektaklit të Big Brother i cili pati shumë debate, nisur nga skena e fundit mes Luizit dhe Kiarës. Banorët, opinionistët por jo vetëm e quajtën Luizin dhunues pas gjestit që bëri për t’i prishur Kiarës lojën.
Përmes një postimi në Instastory Sonila shkruan se banorët e BBV janë kavie dhe janë futur në një laborator mediatik kur ndryshohen rregullat arbitrarisht. Në fund farë nga ky laborator dalin të dëmtuar kaviet thotë Meço.
Postimi i plotë!
“Kavie, kavie, Kavie…
Të rritur mjaftueshëm për t’i konsideruar viktima, të provokuar rëndshëm për t’u ulëritur moralin në fytyrë, të përdorur keqaz për t’u bërë gjyqin, të përfshirë me miratimin e tyre për t’u manipuluar, në një laborator mediatik ku rregullat ndryshojnë arbitrarisht. Ku loja ngatërrohet me koshiencë me jetën reale sipas nevojës së audiencës, ku qëllimi justifikon mjetin, shikueshmëria skandalin, spektakli politikën, morali padrejtësinë dhe dhoma e rrëfimit justifikon ekuilibrat e forcës. Aty ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë e loja çon për skrap dashurinë. Aty ku të çojnë me pahir në një puthje, për ta përdorur po atë pahir me prodhu “dhunën”. Aty ku mbijetesa sigurohet vetëm nga intriga, por të “vrasin” me fjalime patetike mbi njerzillëkun.
Dhe në fund të dëmtuarit e mëdhenj janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre. Kavie brenda e kavie jashtë…
Vëllai i Madh brenda e Shefi i Madh jashtë…”, shkruan Meço.
Nuk ka munguar edhe reagimi i producentes së Big Brother Vip, Lori Hoxha. Megjithëse zgjati shumë pak pasi pas pak minutash Lori e fshiu mesazhin e saj për gazetaren.
Përmes një story Lori shkruante:
“E keni parasysh ai grupi cool i shkolles, qe me te mirat me te kqijat e veta prape eshte cool, dhe ti ne thelbi ke inat por nese ata do te ftonin ta haje dreken me ta ti do lije dhe shoket e femijerise ne balte vetem qe te uleshe nje here me ta?
Yeh, kavie te gjithe nga pak.”/K.C/dritare.net