Provokimi dhe tallja me vlonjatët: Ne na ndan një det i tërë karakteri dhe nderi me këta

Nga Ilir Metaj

Dje, ndoqa në stadium humbjen e Flamurtarit ndaj Dinamos.

Prisja shumë më tepër nga ekipi në fushë.

Mendimi im modest:

Flamurtari dje nuk e meritonte fitoren, për shkak të qasjes së gabuar të trajnerit (gaboi formacionin në formë dhe në përmbajtje dhe shfaqi një ekip “pa gjak”), por edhe vetë lojtarët,që shpërdoruan papërgjegjshmërisht një ndeshje tjetër.

Por thënë këtë, nga çfarë u dha në fushë, sigurisht që Flamurtari nuk e meritonte humbjen.

Patjetër, në futboll ndodh shpesh  të humbasësh edhe kur nuk e meriton, ama kjo ndodh se të ndëshkon kundërshtari ose fati. Pranohet. Ky është futbolli.

Por nuk mund të pranohet të humbasësh, sepse të ndëshkon arbitri!

Kjo ndodhi dje.

Flamurtari humbi sepse arbitri Cjapi, bëri ç’kishte në dorë që kjo të ndodhte.

Më ka ndodhur shumë rrallë të shoh një arbitër aq matrapaz e provokativ sa Cjapi.

Ndalesa loje të paqena, shprehje fytyre dhe gjestikulacioni provokativ ndaj tifozëve, lejimi i pjesëtarëve të pankinës dinamovite të provokonin tifozët vazhdimisht, abuzim me kohen për rekuperim pas ndalesave,moslejim as i ekzekutimit të kornes së fundit për Flamurtarin duke fërshëllyer mbarimin e ndeshjes.

Por më kryesorja, dhënia e një penalltie absolutisht të paqenë e qartësisht të dukshme.

Si guxon ky Cjap të “qëllojë me këmbë e të derdhë kovën” e mbushur me investimin dhe djersën e Sinan Idrizit, që me gjithë fitoret e dështimet e tij sportive, po luan ndershmërisht jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë financiar, si i vetmi president që nuk merr asnjë financim nga taksapaguesit vlonjatë, ndërkohë që gjithë presidentët e tjerë vazhdojnë “të avullojnë” fonde nga bashkitë respektive?!

Si guxon ky Cjap apo kryecjepërit e tjerë pas tij, të provokojnë e tallen me pasionin sportiv të vlonjatëve, që futbollin e kanë patur motivim zemre brez pas brezi?!

Kjo Federatë, nuk e meriton as Flamurtarin, as vlonjatët.

Nuk kemi asgjë të përbashkët.

Na ndan një det i tërë karakteri dhe nderi!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT