Rrëzimi i dronit amerikan, Ministria ruse e Mbrojtjes: Do i përgjigjemi çdo provokimi nga SHBA në mënyrë proporcionale

Rusia do të “reagojë në mënyrë proporcionale” ndaj “provokimeve” të ardhshme të SHBA-së, kështu ka deklaruar Ministria ruse e Mbrojtjes, pas incidentit me dronin amerikan.
Rusia thotë se do të reagojë “në mënyrë proporcionale” ndaj çdo provokimi të ardhshëm të SHBA-së.
“Fluturimet e mjeteve ajrore strategjike amerikane pa pilot në brigjet e Krimesë janë të natyrës provokuese, gjë që krijon parakushte për përshkallëzimin e situatës në zonën e Detit të Zi”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Rusia nuk është e interesuar për një zhvillim të tillë të ngjarjeve, por do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrë proporcionale ndaj të gjitha provokimeve”.
Ditën e djeshme një dron amerikan pa pilot që ishte duke fluturuar mbi Detin e Zi, u shoqërua nga dy avionë luftarakë rusë, të cilët më pas dyshohet se e qëlluan duke e rrëzuar. Droni ishte duke fluturuar në hapësirë ndërkombëtare, ndërsa SHBA ka kritikuar mënyrën e veprimit të rusisë.
Pas rrëzimit, autoritetet ruse kanë deklaruar se do tentojnë të rikuperojnë dronin, në mënyrë që të zbulojnë për teknologjinë amerikane të përdorur në të.