Shefi i ushtrisë private ruse: Pjesa lindore e Bakhmut është nën kontrollin e Wagner

Yevgeny Prigozhin, shefi i kompanisë ushtarake private ruse Wagner, është shprehur këtë të mërkurë se pjesa lindore e qytetit ukrainas të Bakhmut është tani nën kontrollin e tyre.

“E gjithë pjesa lindore e Bakhmut është nën kontrollin e Wagner PMC. Gjithçka në lindje të lumit Bakhmutka është nën kontrollin e plotë të Wagner PMC”, është shprehur Prigozhin.

Të martën, pamjet e gjeolokuara nga CNN treguan se luftëtarët e Wagner vendosën flamurin e grupit në majë të një monumenti në pjesën lindore të Bakhmut.

Monumenti ndodhet 500 metra larg lumit Bakhmutka, duke sugjeruar se forcat ukrainase mund të jenë tërhequr nga pjesa lindore e qytetit për të konsoliduar pozicionet e tyre në perëndim të lumit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT