Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Është shembur muri mbrojtës në krah të rrugës kryesore në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Për pasojë, gurët kanë bllokuar rrugën dhe për disa orë e kanë bërë aksin të pakalueshëm.

Aktualisht në këtë rrugë, mund të kalohet vetëm në njërën korsi. Situata paraqitet delikate, pasi rrezikon të shembet edhe pjesa tjetër. Punonjësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po largojnë gurët nga rruga.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT