Shqiptari në trenin e shkatërruar në Greqi, i biri ndjek nga afër kërkimet

Një punonjës i trenit të udhëtarëve që u përplas dje në Greqi është nga Lushnja.

Ai nuk është gjetur ende, ndërsa i biri ka shkuar në vendngjarje të ndjekë nga afër kërkimet.

Treni i udhëtarëve  dhe një tren mallrash u përplasën të mërkurën duke lënë pas 42 viktima.

Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.

Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT