Thellohet përplasja mes demokratëve! Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit Berisha-Meta

Grupi i Alibeajt kërkon shfuqizimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” që u regjistrua nga KQZ por duke përjashtuar Berishën

Ne kerkese thuhet se marrëveshja përmbajnë referenca të PD, në kushtet kur kjo e fundit nuk ka shprehur vullnetin për ndonjë koalicion. Mërrveshjen i mungon edhe një elementë, sa i takon numrit të kandidatëve , nga secila parti politike.

Në kërkesën e  Alibeajt, thuhet më tej se në kushtet kur Rithemelimi është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se kush do ti propozojë kandidatët.

“Në kushtet kur subjekti politik “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, shkruhet në kërkesë.

Sakaq sipas Alibeajt, kandidatët e Rithemelimit po krijojnë konfuzion tek zgjedhësit pasi zhvillojnë takime me logo dhe emër të njëjta me ato të PD.

Thellohet përplasja mes demokratëve! Alibeaj ankimon në KAS

Back to top button
LAJMET E FUNDIT