VIDEO: Zelensky ndan pamjet, raketa ruse qëllon bllokun e banimit me fëmijë dhe gra

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar në rrjete sociale momentin kur raketat ruse godasin një objekt banimi me civilë në qytetin e Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës.
Në reagimin e tij Zelensky thekson se Moska po sulmon me raketa ndërtesat kolektive të cilat janë të banuara kryesisht me fëmijë, gra dhe persona të moshës së tretë.
“Kjo nuk duhet të ndodhë, jo vetëm në Ukrainë po askund tjetër në botë. Bota ka nevojë për më shumë unitet vendosmëri për zmbrapsur terrorin rus dhe të mbrojë jetët e civilëve”, shkruan Zelensky.
Zaporizhzhia. Right now, residential areas where ordinary people and children live are being fired at.
This must not become "just another day" in 🇺🇦 or anywhere else in the world. The world needs greater unity and determination to defeat Russian terror faster and protect lives. pic.twitter.com/YnocW2yVaU— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2023