Zhupa: Ministre Kulture që ka vetëm plane për koncesione. Risia është që monumentet mbrohen nga privati

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministren e Kulturës Elva Margariti, të cilës i tha se kanë degraduar monumentet e trashëgimisë kulturore. Sipas Zhupës, në focus të margaritit janë vetëm koncesionet.

“E thirra në interpelancë për deklaratat e saj publike. Koncepti i ministres, pse duhet të zgjedhim që fëmijët të jetojnë brenda rrënojave. Kjo është ministrja e Kulturës që jo vetëm është e tillë por planet e saj të vetme janë koncesione.

Në Durrës në hyrje të amfiteatrit është “Monument kulture mbrohet nga shteti”. Risia që do të sjellë Margariti është të bëhet: “Amfiteatri, monument kulture mbrohet nga private”.

Kjo është Shqipëria e shkatërrimit të identitetit se nëse neve sot na ikin shqiptarët, duam të shkatërrojmë dhe trashëgiminë kulturore që nesër pasi të ikin shqiptarët e të vinë marokenët, të mos keni problem t’i ndryshoni emrin. Qytetet janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që keni bërë dhe e thoni UNESCO ka vetëm mendim rekomandues”, tha Zhupa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT