A e shkeli Serbia marrëveshjen? Zëdhënësi i BE refuzon të përgjigjet, tre gazetarë e pyesin për votën kundër anëtarësimit të Kosovës (VIDEO)

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Megjithatë, Stano nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Më 18 mars 2023, Kurti dhe Vuçiç u pajtuan në Ohër për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve dhe neni 4 i saj thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Por, dje gjatë votimit për marrjen në shqyrtim të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Serbia ka votuar kundër duke shkelur këtë marrëveshje. Tre gazetarë të ndryshëm e pyetën zëdhënësin e BE, por ai nuk dha një përgjigje nëse marrëveshja u shkel.

Megjithatë, Peter Stano konfirmoi se marrëveshja e arritur në Ohër është ende e vlefshme dhe se fokusi i të gjithëve duhet të jetë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT