Arian Çani: Berisha po imiton Ramën, lëre ça shpjegon tani

Arian Çani thotë se në perceptimin publik  Berisha po imition Ramën me lajmërimin e podcast-it të tij.

Pavarësisht se ish-kryeministri Berisha ka thënë se komunikimi i tij në këtë formë të re ka qenë i menduar shumë kohë më parë, fakti se kryeministri Rama e tha i pari publikisht, sipas Çanit mund të bëjë që të duket sikur është duke e imituar.

“Edi Rama është njeri që e di median, di të luajë, di të hedhi sirën, i ka të gjitha në këtë pikë dhe nuk ke çfarë i thua, në krahasim me Berishën.

Berisha është tjetër gjë, është një figurë tjetër, është një lider i paparë gjithashtu. Unë jam i gëzuar që edhe Berisha do bëjë pocast-in.

Po unë si gazetar në këtë pikë do thosha që Ramsi mund ta bëjë, nuk është ndonjë risi, veç faktit që ka vënë syze.

Unë edhe pse jam i gëzuar që Berisha do e bëjë, unë po të isha këshilltarë i komunikimit do t’i thoja ta mendonte edhe njëherë.

Në perceptimin publik ai duket sikur po imiton Ramën, lëre ça shpjegon”,-tha Arian Çani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT