Berisha e quajti Kavajën “Meka e demokracisë”, Gjekmarkaj ironizon: Meka është shquar për besimin

Berisha e cilësoi Kavajën si “Meka e demokracisë”, ndërsa Gjekmarkaj me tone ironizuese shprehet se Meka është e shquar për çështje besimi, por me demokracinë ‘nuk i ka dhe aq mirë punët’.

Reagimi i Gjekmarkajt:

“Dëgjova sot Doktorin që duke lëvduar me të drejtë cilësitë e Kavajës e quajti atë “Meka e demokracisë”. Me sa di unë demokracia lindi per herë të parë në Athine e mund të thuhej “Kavaja Athina e Demokracisë” se Meka është e shquar për çështje besimi po me demokracinë sikur si ka patur e si  ka punët edhe aq mirë!”

Deklarata e Berishës:

Të dashur miq,

Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ky qytet, i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri, nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve të Kavajës prevalonte mbi gjithçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT