Berisha, politikë nga Shkodra me viktimat e 2 Prillit: Jemi sërish në monizëm të plotë

Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 4 martirëve të demokracisë së Shkodrës, të cilët humbën jetën në demostratën e 2 Prillit të 1991.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se në breshëritë e partisë terroriste, 4 martirët ranë për t’u bërë të pavdekshëm.

Sali Berisha: Tanket, autoblindat e ushtrisë u derdhën në qytetin bastion të anti-komunizmit. U derdhën mbi Shkodër, e cila qëndroi si epiqendra kryesore e anti-komunizmit në Europë. Sakrifica sublime e Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës jehoi në mbarë botën e lirë. Ajo shënoi gjithashtu një vetëvrasje të vërtetë për diktaturën komuniste në grahmat e fundit. Bota pa se kjo diktaturë nuk pajtohej me votën e lirë. Se për këtë diktaturë, opozitarët, ata mendonin dhe votonin ndryshe, ishin armiq për t’u vrarë.

Sakrifica e martirëve të 2 Prillit u shndërrua në një kushtrim për mbarë shqiptarët. Ata në fakt, u bënë dritë. Shpirti i tyre u bë dritë për shqiptarët në rrugën e përmbysjes në votën e lirë në 22 Mars të diktaturës komuniste. Ne sot i nderojmë martirët e votës së lirë pas 32 vitesh, por mjerisht, i nderojmë në kushtet e një monizmi të plotë. I nderojmë në kushte të njëjta me ato që ekzistonin ditën që ata ranë për t’u bërë të pavdekshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT