“Çorbë e shpifur dhe e pagëlltitshme”, Edi Rama ndan fjalimin e Hashim Thaçit nga gjyqi në Hagë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetet sociale një pasazh nga fjalimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka dalë sot në gjyqin që po zhvillohet në Hagë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare.

Duke ju referuar fjalëve të Thaçit sot, se tashmë është botërisht e ditur që në Kukës nuk ka pasur asnjë “Shtëpi të Verdhë” dhe se UÇK-ja nuk është përfshirë në trafik organesh, Rama shkruan se është Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të mundet nga padrejtësia.

“Sigurisht që po! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT