E FUNDIT/ Vetëvendosje shpall fitoren në dy komuna veriore në Kosovë, PDK-ja fiton Zubin Potokun dhe Zveçanin

Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar “bindshëm” në garat për kryetarë komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Sipas Armend Mujës, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, partia e tij ka fituar mbi 60% në zgjedhjet për kryetarë në katër komunat në veri.

Ai pretendoi se në Mitrovicë të Veriut kanë fituar mbi 65%, mdërsa në Leposaviq mbi 70%

“Garë më e ngushtë është në Zubin Potok”, tha ai për mediat.

Edhe KQZ në një prononcim për mediat tha se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT