“E papranueshme nga feja”, Ylli Gurra e quan pedofili gjestin e Dalai Lamës (VIDEO)

Dalai Lama kërkoi falje ditën e djeshme pasi një video e tij duke puthur një fëmijë në buzë në një ngjarje budiste u bë virale, duke shkaktuar kritika dhe debate masive në internet.
Ndërkohë ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania dhe se gjesti që ka bërë Lama është i papranueshëm në aspektin fetar.
Sipas tij veprimi i tij është një sjellje e hapur pedofilie.
“Është një skenë e papranueshme në aspektin fetar dhe të tyre. Është një formë e hapur e pedofilisë. Është një tepërt kjo sjellje që vjen nga një figurë e tillë”- tha Gurra.