“Edi Rama është tmerruar”, Meta: Opozita po ecën pa ndalim drejt 14 Majit, kandidatët tanë nuk u shpallën në sekondën e fundit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama është tmerruar pas prezantimit të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Sipas tij, këta kandidatë nuk janë shpallur në moment të fundit, por kanë dalë nga primaret.
“Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve.
Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit.
Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët”, shkruan politikani Ilir Meta, i cili në zgjedhjet e 14 Majit do të futet në koalicion me Sali Berishën.