Gazetari thotë se ish-liderët e UÇK-së do të dënohen pa prova, që gjykata të mbrojë nderin e vet

Gazetari Luan Rama shprehet se ish-liderët e UÇK të cilët po gjykohen për krime lufte në Hagë do të dënohen pa prova.
Rama tha në në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” se një vendim i tillë do të vijë për të mbrojtur nderin e gjykatës.
“Procesi do zgjasë disa vite. Bëhen gati 3 vjet që ata janë atje, do shkojë 10 vjet duke qenë në këtë proces. Pra, 10 vjet në burg të pacilësuar nëse janë fajtorë ose jo dhe natyrisht duke qenë se precedentët janë që një pjesë e drejtuesve të UÇK-së janë dënuar edhe më parë, pavarësisht zotit Haradinaj apo Limaj që kanë fituar pafajësinë, janë dënuar edhe më parë pa prova, pa argumente, pa prova juridike.
Në vlerësimin tim gjykata do t’i dënojë ata pa prova. Do t’i dënojë për të mbrojtur nderin e vet duke njollosur nderin e drejtuesve të UÇK-së dhe të vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh gazetari dhe ish-politikani Luan Rama.