Jehona e skandalit: Dënim për gënjeshtrën e madhe olimpike të atletikës shqiptare

Jehona e skandalit që përfshiu atletikën shqiptare ka shkuar deri te prestigjiozja sportive spanjolle “Marca”, e cila i ka kushtuar një shkrim turpërimit të kërij sporti në vendin tonë:
Gjergj Ruli dhe Nikolin Dionisi, president dhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, janë pezulluar përkatësisht me 5 pesë dhe 4 vite për manipulim të rezultateve të një gare nga Njësia e Integritetit (NjAH).
Vendimi i miratuar konfirmon shkeljet e Kodit të Sjelljes së Integritetit të Federatës Ndërkombëtare midis majit dhe korrikut 2021 në lidhje me prezantimin ndaj kësaj të fundit të një rezultati të kërcyesit për së gjati, Izmir Smajlaj, në një takim në Tiranë më 8 maj.
Ruli, i cili ishte trajneri i kërcyesit, relatoi rezultatin prej 8.16 metrash, që ishte një rekord i ri shqiptar, dhe garantoi praninë e tyre në Lojërat Olimpike të Tokios. Megjithatë, ky rezultat nuk ishte i saktë, sepse për ta certifikuar nuk u përdorën pasijet e duhura teknologjike.
Sipas NjHSH-së, Ruli, Dionisi dhe Smajlaj, kur u hap procesi, pranuan se në garë nuk kishte pajisje matëse të certifikuara dhe se fotografia e dorëzuar e rezultatit ishte bërë një ditë tjetër. Atleti lirohet nga sanksioni, pasi nuk ka asnjë provë se ai ka marrë pjesë në manipulim.
Dionisi është sanksionuar nga 9 dhjetori 2022 deri më 8 dhjetor 2016, ndërsa Ruli nga 6 prilli 2023 deri më 5 prill 2028. “Këto sanksione janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e sportit të atletikës, janë një paralajmërim për ata që qeverisin atletikën në shkallë globale.
Ato janë të një rëndësie të madhe, pasi tregojnë se Njësia e Integritetit të Atletikës është serioze për ndjekjen penale të zyrtarëve të federatave që thyejnë standardet e integritetit”, – tha presidenti i AIU, David Howman.