Kryemadhi për Këlliçin: Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja dhe kjo është fitore e madhe. Na mungonte suporti i grave

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar fushatën e kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Në fjalën e saj para nisjes zyrtare të fushatës, Kryemadhi tha se Këlliçi ka fituar mbështetjen e munguar të zonjave dhe vajzave. Vota këto, që sipas Kryemadhit, kanë munguar më herët për opozitën.

“Të bën të qetë kur dëgjon dhe diskuton. Në përgjithësi e kemi pasur mungesën e suportit nga gratë. Por çështja Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja dhe për mua është fitore e madhe për kandidatin e Bashkisë së Tiranës.

Edhe ngjyrat që përdoren tregojnë siguri dhe garanci…mua më jep optimizëm. Unë pres që të rikthehet opozita në institucione.

Probabiliteti i marrjes së bashkive kryesore janë më afër se kurrë. Për të mos folur për këshillat bashkiakë që ia lamë në dorë Edi Ramës. Ka entuziazëm dhe racionalitet të saktë,”-tha Kryemadhi./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT