“Po bëj maksimumin për të parandaluar përplasjen”, Vuçiç pyetet për Kosovën: Çfarë prisni, një Ukrainë të dytë?

Presidenti i Serbisë në Verona të Italisë është pyetur lidhur edhe me ngërçin e politikës së jashtme në Kosovë.
Në një deklaratë për mediat Vuçiç u shpreh se nuk ka arsye që ta shohim me pikëpamje agresive procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu presidenti theksoi se nuk ështe as koha dhe as e frytshme që të ketë mes dy vendeve një përplasje të dytë.
“Po, ne nuk biem dakord për një sërë çështjesh sidomos për këtë. Por, unë nuk qortoj Edin, se ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë veprimet e njëri-tjetrit por ‘s’bëjmë përplasje për bashkëpunim.
Ekonomia eshtë themeli real. Jam krenar që shqiptarët ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është e njëjta gjë kur serbët ikin në Shqipëri. Po mirë, çfarë do bëjmë? Të zihemi, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë?
Shoh se ka shumë njerëz që presin të shohin një përplasje të madhe? Çfarë kërkoni nga ne? Do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Është e lehtë të flasësh, ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë”, tha Vuçiç