“Prindër, kujdes nga feja”, Fleura Shkëmbi bën apel që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre (VIDEO)

Hipnoterapistja Fleura Shkëmbi u ka bërë thirrje prindërve që të shoqërojnë fëmijët e tyre, nëse këto të fundit shkojnë në vendet fetare.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, ajo theksoi se veprimi i Dalai Lamës – që pasi e puthi në buzë një djalë të mitur, i kërkoi atij që t’i thithte gjuhën – mund të ndodhë në të gjitha besimet fetare.

“Ajo që ndodhi me Lamën mund të ndodhë në të gjitha besimet. Në të gjitha besimet, prindërit duhet të kenë kujdes për fëmijët e tyre. Nëse shkojnë në një vend fetar, prindërit duhet të shoqërojnë fëmijët e tyre. Ne nuk e justifikojmë dot veprimin e Lamës as me shaka”- theksoi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT