Rrëfimi i Anës dhe Belindit për tersin në takimin e familjeve dhe a është problem nusja socialiste tek një demokrat

Belind Këlliçi dhe Anna Shkreli, ishin në një rrëfim, krejt ndryshe në rtsh, ku folën për historinë e tyre të dashurisë.

Anna Shkreli pranoi se daljet publike nuk janë më të preferuarat e saj, por patjetër që zgjedh të jetë gjithmonë pranë gjysmës së zemrës në këtë moment politik.

Për dyshen pati kuriozitet publik edhe për faktin që të dy janë pjesë e dy bindjeve politike, tipikisht kundërshtare në Shqipëri.

Një nuse socialiste problem për familjen demokrate? E njëjta gjë dhe për familjen e Annës?

Jo! Politika dhe bindjet personale s’kanë qenë asnjeherë problem për njohjet e tyre të para apo për vijëmësinë e lidhjes.

Familjet reciproke nuk kanë ngatërruar kurrë bindjet politike me dashurinë e tyre.

A kanë qenë takimet e para familjare siklet më vete?

Duket se për të dy s’ka nisur dhe aq mirë. Anna është një gatuese shumë e mirë e pastave, të cilat ironikisht nuk dolën perfekte në takimin e parë me prindërit e Belindit.

As ky i fundit s’pati shumë sukses në takimin e parë me prindërit e Annës pasi vera e tij dhuratë nuk ishte më e mira e mundshme.

Një dasëm e madhe për të dy? Pse ka munguar pas një dekade?

Anna tregoi se nuk është fanse e madhe e këtyre ceremonive e se mund të kënaqeshin po njësoj me ndonjë udhëtim të largët, duke qenë se të dy admirojnë udhëtimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT