Sa bashki do të fitoni më 14 maj? Berisha: Sot me Metën bëmë një bilanc dhe i morëm nga Konispoli deri në Tropojë

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh i bindur për një fitore të jashtëzakonshme të koalicioinit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Ai po ashtu u ndal edhe te takimi me Metën në selinë blu, ku tha se kanë bërë një bilanc të të  gjitha bashkive në vend ku kanë vënë një një optimizëm të paparë.

Berisha: Unë nuk di asnjë bashki ku koalicioni nuk ndihet fitimtar. Sot me PL bëmë një bilanc dhe i morëm nga Konispoli deri në Tropojë. Në të gjithat një optimizëm i paparë dhe epërsi morale e padiskutueshme.

Pra mund të bëhet fjalë si një pranverë në 92 -in.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT