Shefi i Wagner: Nuk marrim më rob lufte në Ukrainë, qëlloni këdo që ju del përpara

Kreu i forcave mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin ka bërë një deklaratë shokuese këtë të hënë, teksa ka thënë se rusët nuk do të kapin më robër lufte.

Në një deklaratë të postuar në kanalet ruse të Telegram, ai dëgjohet teksa thotë: “Do të vrasim këdo në fushëbetejë, nuk marrim më robër lufte”.

“Nuk e dimë si e ka emrin djali ynë që u qëllua nga ukrainasit”, tha Prigozhin duke shtuar se sipas ligjit ndërkombëtar, grupi i tij duhet të përkujdeset për pengjet, dhe jo t’i keqtrajtojë.

Nuk është hera e parë që Wagner akuzohet për krime lufte në Ukrainë. Pak javë më parë në internet qarkulloi një video ku dalloheshin mercenarët rusë teksa qëllonin për vdekje një ushtar ukrainas, edhe pse i paarmatosur dhe i dorëzuar.

Por tashmë duket se për këto krime që ndalohen me ligj ndërkombëtar, ushtarëve rusë u ka dhënë dritën jeshile edhe vetë oligarku mik i Vladimir Putin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT