Spahiu: Ja si Berisha në 15 maj s’do e njohë humbjen e thellë, do thotë “na i vodhën”

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Sali Berisha nuk do ta njohë humbjen sipas tij të thellë në zgjedhjet e 14 majit.

Spahiu u shpreh se humbja e Berishës në 14 maj, humb edhe çdo shpresë për rotacion në 2025, pasi pushteti i Edi Ramës sipas tij mund të rrëzohet vetëm nëse fitohen bashkitë e mëdha Tirana, Durrësi, Elbasani.

“Humbja e thellë heq çdo shpresë që në 2025 të ketë rotacion politik, pushtetin e Ramës e rrëzon vetëm nëse fiton Tiranën, Durrësin, Elbasanin

Më 15 unë parashikoj daljen e Berishës në konferencë shtypi duke thënë na vodhën. Do vazhdojë të mos e njohë rezultatin, do thotë nuk hyjmë në zgjedhje, Rama nuk rrëzohet me zgjedhje por me revolucion, do thotë do vazhdojmë revolucionin, i njëjti avaz deri të shuhet”, tha Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT