“Truprojat vdekje të mistershme”, avokati: Ja 3 adresat dhe njerëzit që e shesin floririn e vjedhur të Krrabës

Si kryeministër, Ilir Meta u akuzua nga kryetari i Partisë Demokratike për grabitjen e thesarit të shtetit në Kërrabë. Gjithsej, ishin zhdukur 280 kilogramë flori. Berisha, i drejtohej Metës me epitetin “Ilir Floriri”. Sot, ky i fundit i ka harruar ato akuza. Inventari u bë në 7 prill të vitit 2000, plot 3 vite më vonë nga momentet kur mendohej se ishte bërë grabitja. Këtu, është hija më e fortë e dyshimit.

“Ai me ça ka thënë vet e provon që ishte vjedhur floriri por shmangte veten, nuk shmangte dot ama pse nuk kishte bërë inventarin që u bë në prill 2000 dhe nuk e bëri që kur erdhi kryeministë”, u shpreh avokat Idajet Beqiri.

Avokati Idajet Beqiri, njëherësh kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar ka bërë një padi në SPAK për këtë cështje. Në dosje, ai përmend me emra konkretë dy persona që sipas tij kanë transportuar arkat me flori. Në mënyrë të mistershme, ai thotë se ata janë ndarë nga jeta mjaft të rinj.

“Dëshmitarë të tjerë, një është në Durrës, dëshmitare femër, që e shet edhe sot, mundesh të vesh nëse do jetë serioz SPAK, ia kam dhënë emër mbiemër ku shitet sot floriri Krrabës. Në Pragë, Ceki, 3 dyqanë, i kam dhënë emër mbiemër kush shet floririn e Krrabës në Selanik”, tha avokat Idajet Beqiri.

Ajo çështje, mbeti përherë në nivele të akuzave politike. Padia penale që bëri shumë vite më vonë avokati Beqiri u pushua nga SPAK.

“Biznesi i vizave”, dëshmitë: Si u forcuan pozitat e dyshes “Meta-Kryemadhi” në hapat e parë.

Në vitin 1995 MonikaKryemadhi zgjidhet kryetare e FRESSH për Tiranën. Interesant ishte fakti që komisionin zgjedhor e drejtonte partneri i saj Ilir Meta. Po atë vit, Meta u zgjodh kryetar i FRESSH. Kryetare e Komisionit zgjedhor ironikisht ishte Monika Kryemadhi. Fushata ishte agresive. Në fund, të gjithë ata që mendonin ndryshe, u mënjanuan pasi Ilir Meta mori drejtimin e FRESSH.

“Është futur temperamenti i tij për karrierë, arrivizmi, natyrisht i justifikueshëm për karrierë në #politikë. Po bërë karrierë do përdorësh edhe brryla. pati përplasje mes tij e Majkos kush do drejtonte forumin, gjetën një të mesme, e ndanë, postaj herë Pandi e herë Meta”, u shpreh ish deputeti Braho.

“Si u bë 23 vjeç deputet etj, u bë pikërisht nga kjo shkollë në thonjëza që krijoi Berisha dhe i hodhi këtej dmth, këta deputetë u bënë në kuadrin e asaj që kontrolloheshin, Iliri dihej që ishte me dosje dhe e pruri si të besuar Saliu dhe u çua në një zonë nga më të sigurtat që ishte Skrapari”, tha avokat Beqiri.

Në vitin 1995, Monika Kryemadhi u zgjodh zëvendëspresidente e Internacionales Rinore Socialiste. Partneri i saj Meta ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Ata fituan pushtet të madh brenda partisë për raportet që kishin me ndërkombëtarët. Madje, favoret që bënin duke u siguruar viza të rinjve të FRESSH, ishin metoda që i fuqizoi duke shtrirë ndikim. Shpesh organizoheshin delegacione me të rinj që udhëtonin në Perëndim. Disa prej tyre, nuk ktheheshin pas.

“Më shumë është parë si ndofta një tip biznesi”, u shpreh deputeti Koçi.

“Afera e madhe që kanë bërë ka qenë me viza, shkonin në ambasada me dëng, thonin i kemi të besuar të Partisë, me firma e vula. Po të vesh në ambasada, se di sa kohë ruhen në arkiva të shohësh kërkesat e bëra nga Meta dhe Kryemadhi për viza në emrin e asaj që janë të partisë sonë etj, janë marrë aq shumë e përkundrejt shumave të mëdha”, tha avokat Idajet Beqiri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT