U tha se ishte shok me Aldi Mustafën/ Flet babai i ‘Rrumit të Shijakut’: Djali im s’ka asnjë njohje me të…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentati ne kryer ndaj Aldi Mustafës, ditën e djeshme në Shkozet të Durrësit.
Babi i Aleksandër Lahos, injohur me emrin Rrumim Xhemal Muharremi ka dhënë një deklaratë jashtë kamerave, në të cilën ata mohon që Rrumi të ketë njohur Aldi Mustafën. Duke folur për Report tv, ai thotë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe se nuk janë takuar asnjëherë.
“Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. Prej disa kohësh në media qarkullojnë lajme të rreme se Aleksandër Laho (Rrumi) dhe Aldi Mustafa njihen dhe se kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin, gjë që ne nuk mund t’ua pranojmë pasi nuk është e vërtetë. Asnjë telefonatë nuk është shkëmbyer mes tyre dhe aq më pak të jenë takuar fizikisht. Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës ne kemi parë lidhjen e këtyre dy emrave, ka qenë në media, asnjë polic, hetues, prokuror apo gjykatës nuk na ka kontaktuar të na marrë në pyetje ne apo familjarin tonë nëse Aleksandër Laho dhe Aldi Mustafa njihen me njëri-tjetrin.
Duam ta mohojmë këtë lajm pasi është krejtësisht i rremë. Ju lutemi shumë që të mos përgojohemi nëpër media për lidhje dhe ngjarje të paqena. Deklarime të tilla nuk duam që të bëhen pa asnjë provë të saktë, pasi na dëmtojnë dhe duam të jemi realist me atë çfarë ndodh.”- tha ai.