U zhgënjyet që njerëzit nuk pritën fjalimin tuaj në çeljen e fushatës? Përgjigjet Berisha: Ata u mërzitën se kishin 5 orë aty…

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për çeljen e fushatës zgjedhore një javë mjë parë në stadiumin “Air Albania”, duke treguar pse ndoqi modelin e ri, ku ishin kandidatët për kryebashkiakë ata që mbajtën fjalën e tyre në fillim të hapjes.
Teksa u pyet nëse u ndje i zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin tij, ai u shpreh se demokratët u mërzitën nga koha e gjatë e qëndrimit në stadium dhe jo nga fjalimi i tij.
Çani: A u ndjetë të zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin tuaj?
Berisha:Absolutisht jo. Ai takim, qëllimi ishte që të shikoj kamerën që ata 15 kandidatë të qyteteve kryesore të kishin mundësinë që të adresoheshin në kamera. Unë ndoqa një model që nuk është ndjekur kurrë në Shqipëri. Unë shfrytëzova rastin që të ata të kishin kamera. Ata u mërzitën sepse kishin 5 orë aty.
Një model s’mund të krahasohet me një tjetër, ky model u zgjodh për herë të parë. Ishte zgjidhja ime nga censura që iu bëhet kandidatëve tanë. Ajo pamje madhështore që u hap takimi nuk ka ekzistuar më parë.