VIDEO/ “Ke ardhur e larë dhe e shpëlarë këtu”, Veliaj-Mëhillit: Nuk ta solli ujin zana e malit, por bashkia

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj sqaroi në “Now me Erla Mëhillin” çfarë ka ndodhur me premtimin për 24 orë ujë.

Moderatorja i solli në vëmendje një rast në pallatin e saj, ku sipas Veliajt administratori nuk kishte pastruar depozitën dhe ndaj kishte ardhur problemi me ujin. Sipas tij, diçka e tillë duhet t’iu japë siguri qytetarëve që të kuptojnë se atij nuk i shpëton asgjë, as një problem me një pallat të caktuar.

“Qartazi sot ke ardhur e larë, e shpëlarë. Depozitën kush ta mbush? Bashkia e Tiranës, sidomos në ato pallate që janë ndërtuar, sidomos në mes të Parkut, ka vendosur që të mbushë depozitën dhe Erla Mëhilli, familja e vet, banorët aty kur të hapin çezmën do të kenë ujë 24 orë, po atë ujë nuk ta sjell zana e malit, ta sjell Bashkia e Tiranës, madje kjo Bashkia e Tiranës është siguruar që nga Bovilla mes për mes Zall Herrit ka bërë një rrjet 19 kilometra,” – shpjegoi Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT