VIDEO/ Me ritmet e tallavasë, Rama me bastun në dorë dhe fëmijë në krahë nis të kërcejë gjatë fushatës në Memaliaj

Kryeministri Edi Rama vijon me takimet në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Në këto momente po zhvillon një takim në Memaliaj.

Rama e mbylli takimin nën ritmet e muzikës së këngës “ecim përpara” që është edhe “himni” i PS në këto zgjedhje.

Rama nuk e ka kursyer as këtu kërcimin, ku në një moment ka marrë edhe një fëmijë, ndërsa në një çast tjetër ka kërcyer teksa në dorë mbante bastunin e një të moshuari.

“Nuk do lëmë asnjë bashki dhe s’do pushojmë asnjë ditë pa mbjellë pemët e siguruara falë shkurtimit të shpenzimeve elektorale, siç vazhdojmë me fidanët e radhës në Memaliaj me kryetarin Gjolek Guci, kurse Tepelena do të vrapojë në drejtimin e duhur PËRPARA me Tërmet Peçin” thotë Rama në Memaliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT