Vrau kolegun gjatë orarit të punës, 48-vjeçari shqiptar merr dënimin më të rëndë në SHBA (FOTO)

Drejtësia amerikane ka dënuar me burgim të përjetëshëm një 48-vjeçar shqiptar. Ky i fundit akuzohet për vrasjen me armë të një kolegu të tij në gusht të vitit 2021, në Oakland Country, në Miçigan të SHBA-ve.

I identifikuar si Astrit Bushi, shqiptari u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në më 11 gusht 2021, kur policia e zonës mori raportimin se 49-vjeçari ishte pa ndjenja.

Si shqiptari dhe viktima, të dy ishin punonjës pastrimi dhe aksidenti kishte ndodhur në orar pune.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT