A do ta marrë Tabaku drejtimin e PD? Habit Bardhi: Vendi është vakant, po konsultohemi. Alibeaj, akt…!

Kryetar i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi ka dhënë intervistën e tij të parë në këtë cilësi. Në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu ai u pyet se çfarë do të ndodhë me kryetarin dhe nëse do ta marri Jorida Tabaku këtë detyrë, sipas statutit. Bardhi tha se tashmë përfshirë edhe zonjën Tabaku është duke u kryer një process konsultimi.
Bardhi: Momentalisht është vakant, sipas statutit PD ka vetëm një nënkryetar në detyrë që është Jorida Tabaku.
Fevziu: Përse nuk e ushtron zonja Tabaku?
Bardhi: Së bashku me zonjën Tabaku gjatë kësaj periudhe kemi qenë në një proces konsultimi brenda kryesisë dhe grupit parlamentar.
Kryetari i Grupit Parlament i PD zyrtare, Gazment Bardhi ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve si dhe për dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga detyra e kryetarit të komanduar të PD.