Akuza e fortë e Berishës: Alibeaj kokë e këmbë peng për të vëllanë, është një kriminel i rrezikshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë sot se Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD, mbahet peng nga kryeministri Edi Rama për të vëllanë, të cilin ai e quajti një kriminel të rrezikshëm. Dhe bëhet fjalë për shtetasin Taulant Alibeaj, i arrestuar vite më parë në një shtet evropian.

“Alibasha dhe Lulbrava u bënë me qëndrimet e tyre simbolet më të shëmtuara të politikanit në 32 vite. Mua nuk më dëmtuan ata, por u përpoqën. PD shpëtoi prej tyre. Enkelejd Alibeaj është një vegël e shëmtuar e Edi Ramës, i marrë peng kokë e këmbë për vëllanë e tij, një kriminel i rrezikshëm.

Kam thënë peng Lul Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Të parin me dosjen e larjes së parave, 700 mijë Eurove që mund të hapet në çdo moment se aty ka bërë një hile Rama aty, njëri prokuror e ka firmosur e tjetri jo. Ky zotëria ka një kriminel të rrezikshëm që nuk e ka deklaruar dhe për të cilin nuk thotë se kush është dhe për të cilin Rama e tërheq”, u shpreh Berisha.

Kjo deklaratë e fortë e ish-kryeministrit në “opinion”, është për herë të parë kaq konkrete, pasi më herët Sali Berisha ak deklaruar se Enkelejd Alibeaj është peng, por nuk ka treguar detaje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT