“Baba hoqi trupin dhe Luli ra në ujë”, Rama: Po të më kishte dëgjuar mua Basha…

Kryeministri Edi Rama foli dhe për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, duke thënë se po të kishte dëgjuar fjalët e tij në Kuvend ,do të ishte ende në krye të PD.

Sipas Ramës në këtë formë kjo forcë politike do kishte më shumë gjasa për fitore, por Basha nuk i ndoqi sugjerimet e tij  dhe si përfundim “u fut në ujë”

“Po të më kishte dëgjuar mua Luli, nuk ishin më kta. Jo t’më dëgjonte, se s’kemi bërë muhabete në kuzhinë, ato që i kam thënë në Parlament, nuk ishin më këta.

Dhe mundësia që Partia Demokratike të fitonte do ishte shumë më e madhe. Po të më kishte dëgjuar mua. Po, vazhdonte imitonte babën. Dhe një ditë të bukur i tha, nuk e dua këtë, të iki. Edhe baba hoqi trupin dhe Luli u fut në ujë.”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT