Begaj: Dënoj keqpërdorimin e popullsisë serbe dhe dhunën ndaj KFOR, autoritetet e Kosovës të tregojnë maturi

Presidenti Bajram Bega ka dënuar ashpër dhunën e protestuesve serbë ndaj trupave të KFOR në Kosovë dhe u bën thirrje autoriteteve kosovare për durim dhe maturi.
Ai shprehet se nuk ka pretekst për të penguar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, e cila tregon rrugën e duhur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në reagimin e tij, Begaj thotë se askush nuk mund ta cënojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dhe të drejtën e saj për të ndërtuar institucione demokratike dhe multietnike.
Reagimi i presidentit Begaj:
Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtése të KFOR në Kosovë.
Asnjë pretekst nuk mund të përdoret per të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike Por githashtu, i perseris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shume durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë.