“Bëjnë gabim që takohen nëpër skuta”, Berisha flet për videon e takimit sekret Basha-Balla

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar videon e takimit sekret mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës, që u publikua dy ditë më parë.

Berisha tha në një intervistë  në “Syri tv” se Basha është skllav i Ramës, duke shtuar  se bën gabim që nuk takohet haptaz.

“E kam thënë me bindje absolute se ai është skllav i Edi Ramës. Të jesh në proces gjyqësor dhe materia e atij procesi të dënon automatikisht 6 vite dhe dosja të mbyllet me një firmë prokurori dhe jo dy firma, ajo është skllavërim.

Dhe unë e kam thënë, është peng. Unë e thashë edhe sot, bëjnë gabim që nuk takohen haptaz, por takohen nëpër skuta. Veprimet i bëjnë haptaz në Parlament. Unë duke shkuar në katedër ai urdhëronte Alibashën të zinte katedrën vetëm e vetëm që të mbronte Edi Ramën.”-tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT