Berisha: Do të fitojmë të paktën 51 bashki, nga 61 që janë në total! As me gishtat e të dy duarve nuk…

Sali Berisha shprehet i bindur se nëse nesër do të zhvillohen zgjedhjet, bashkitë që ata nuk fitojnë, nuk numërohen as me gishtat e 2 duarve. Domethënë nga 61 që janë gjithsej, Berisha dhe Meta presin të fitojnë

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha thotë se këtë bindje të tij e bazon në sondazhe.

Sali Berisha: Në qoftë se nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet, unë mund të them se as me gishtat e 2 duarve, nuk numërohen bashkitë që nuk fitojmë, në qoftë se do të zhvilloheshin nesër.

Blendi Fevziu: Domethënë që PS-ja do të marrë deri në 10 bashki dhe ju do të merrni 51?

Sali Berisha: PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës.

Andi Tela: Po nëse kjo që sapo thatë nuk ndodh?

Sali Berisha: Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT