Berisha për kërcimet e Ramës në fushatë: Mund të bëjë striptizëm…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kommentuar kërcimet e kryeministrit Edi Rama në fushatën elektorale.
Sipas tij, Rama është i aftë jo vetëm të kërcejë, por të bëjë striptizëm, mjafton që të mos merren me varfërinë dhe largimet e shqiptarëve nga vendi.
Pyetje: Përse do duhej të kërcente Rama?
Berisha: Rama është i aftë jo vetëm të kërcejë, por të bëjë striptizëm, mjafton që të mos ta kujtojnë për hajdutin më të madh të shqiptarëve, të mos merren me largimet e shqiptarëve, por të merren me kërcimet e tij, fjalorin e tij prej ordideri, është një përpjekje për të vënë një perde me qytetarët. Është i gatshëm të bëjë çdo lloj gjesti, mbajti një javë nëpër gojë zorrën qorre.