Berisha shton akuzat ndaj ish-kreut të PD: Takim sekret Basha-Veliaj-Balla, i shoqëronte Irfan Hysenbelliu

Një tjetër takim është zhvilluar mes Lulzim Bashës, Erion Veliaj dhe Taulant Ballës. Sipas ish kryeministrit Sali Berisha, takimi është zhvilluar tek lokali i Gjergj Lucës në Labinot të Elbasanit. Berisha shkruan se në takim ishte i pranishëm edhe Irfan Hysenbelliu.

Berisha i referohet një qytetari digjital i cili i shkruan se takimi përfundoi në orën 02:30 të mëngjesit. Më pas Basha dhe Hysenbelliu u larguan ndërsa Balla dhe Veliaj e kanë kaluar natën në hotelin e Lucës.

Denoncimi në Facebook i Sali Berishës:

Vazhdojne takimet e fshehta  Veliaj – Brava – Balla!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha, takimet e Lulzim Bashes me Taulant Ballen dhe Erion Veliajn vazhdojne. Se fundi jane mbledhur perseri te tre ne resotrin e Gjergj Luces. Kane qene dite me pare te 3 tek resorti tij ne Labinot ku ka qene dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu.

Takimi eshte zhvilluar pas ores 22:30 te mbremjes dhe mjetet u pane nga shume pjestare te personelit. Taulanti e ka si shtepine e tij, po ra ne sy erion Veliaj dhe Irfani qe se bashku me Lulit

I pari erdhi Balla dhe Veliaj dhe me pas biznesmeni Hysenbelliu dhe Lulzim Basha.

Takimin e bere tek shtepia e Gjergjit. Ju sherbeu nje personel i rezervuar dhe gatime speciale.  Takimi ka zgjatur deri ne oren 2 e 30 te mengjesit. Basha dhe Hysenbelliu u larguan Veliaj dhe Balla kane fjetur tek hoteli i Luces ne Fish City.

Gjithcka eshte pare nga disa persona qe sherbyen, rojet private dhe te godines dhe disa shofera.

Kam dashur tua sjell kete info zoti Berisha po sot mu kujtua kur ndoqa konferencen e Lul Braves, sic e quani ju. Prandaj Lul Brava nuk e permend Veliajn. Per inceneratoret permend vetem ministrat, duan si kurban Ahmetajn. Lali Hajdutin e shmang. Sepse jane ne marreveshje te tre. Ky eshte trekendeshi i bermudes ne fakt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT