Dhuna tek lojtaret e Skëndërbeut. Trajneri: “Vajzat më kërkuan vetë shpulla…për motivim!

Ngjarja e shëmtuar e pak ditëve më parë ku shihrt trajneri i vajzave të volejbollit U18 i Skënderbeut ka bërë shunë jehonë në ambientin shoqërorë kudo, përveçse tek protagonistët dhe familjarët e tyre. Në versionin e tij trajneri Romeo Xega sqaron.

“Ana emocionale sa i përket atyre momenteve është pak e ngarkuar, plus finalja që do sdo ngarkohemi të gjithë  emicionalisht. Sigurisht ka vend për tu përmirësohemi. Në ato momente nma kanë kërkuar të dyja vajzat; “profesor nuk ndihemi mirë, mund të na godasësh?!” Dhe unë i dhash nga një shpullë që nuk quhet shpullë më tepër një motivim.”

Pas këtyre deklaratave deri diku të habitshme, vetë trajneri Romeo Xega më pas thekson: “Po tu rikthehemi tani ndoshta mund të them, jo nuk do ta bëja prap. Kërkoj falje në rast se ndikush është ndjerë keq.”

Pas reagimit të ashpër të opinionit publik, Federata Shqiptare e Volejbollit ka teaguar menjëherë duke i hequr liçensën trajnerit Xengo dhe duke e përjashtuar përgjithmonë nga volejbolli. “Më duket një vendi mi nxituar pasi duhet të ishin interesuar e duhet të kishin pyetur protagonistet apo prindërit e tyre.”

Çuditërisht bashkë me këtë skenë të shëmtuar janë bashkuar edhe vetë vajzat që i goditi. “Ne jemi bashkë me profesorin tëonë dhe e mbështesim. Gjithçka që është transmetuar është keqkuptuar,” – thotë Aleksia Saqellari.

Ndërkohë edhe vajza që duket në pamje duke u goditur, Rovena Gengo shton: ” mardhënia jonë me profesorin është si bab e bijë, çdokush që është pjesë e sportit e kupton që ajo skenë është shumë normale.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT