“Dikush ka pritur që të ndizet Playstation”, Salianji: Fajin për humbjen nuk e ka populli, por opozita

Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi sot se faji për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit ishte i vetë opozitës dhe drjetuësevë të saj.

“Më vjen keq se gati gjysma e deputetëve të opozoitës thuajse kanë qënë me vakansa, kanë qënë pushim. Nuk ka asnjë faj populli në këto zgjedhje, faji ëhstë i drejtuesëve të opozitës, është faji jonë është faji i deputetëve.

Do vazhdohet prap me të njëjtën mënyë dhe më vjen keq. Ka dhe një paradë budallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët pse keni dalë ju më mirë ndërkohë përgjegjësinë kryesore e kanë vetë.

Sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që i ngarkon ndonjë detyrë Rama dhe thotë hajde po vij. Nuk është kështu opozita dhe do ta shihni që demokratët kanë për ti marrë para,” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT