“Disa drejtues sillen si bajraktarë”, Rama: Ka zyra shteti që ua përplasin qytetarëve derën në fytyrë!

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe këtë të diel turin e falënderimeve, pas fitores bindëse në shumicën e bashkive në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas kryeministrit, vendimi për rritjen e pagave në sektorin publik ka “ngjallur’ edhe sektorin privat pasi sipërmarrja ka rritur pagat për punonjësve.

“Me rritjen e pagave që kemi nisur shikojmë se po lëviz me shpejtësi e gjithë piramida e pagave në sektorin privat. Ata e kuptojnë se duhet të rrisin pagat, që të marrin mbrapsht investimet e tyre.

Kjo është fiorja më kuptimplotë e PS,që  kur unë jam në drejtim nga mbështetja që kemi marrë. Kemi PS forcë në gjithë territorin e vendit dhe kemi një panoramë befasuese për shumëkënd, por nuk duhet të jetë befasuese në fakt”, theksoi Rama.

Duke analizuar situatën e 14 majit, Rama u kërkoi kryebashkiakëve të mos e shohin si ndjenjë vetëkënaqësie, por si sfidë për t’i shërbyer qytetarëve me korrektësi.

Më tej, Rama u shpreh i qartë duke paralajmëruar vartësit se ka ardhur koha për një shërbim dinjitoz ndaj qytetarëve.

Sipas tij, duhet të marrë fund praktika e përbuzjes dhe nëpërkëmbjes së qytetarëve kur ata shkojnë të marrin një shërbim në zyrat e shtetit.

“Kur mendon se ka zyra shteti, që ua përplasin njerzve derën në fytyrë, kur mendoj se kemi drejtues të shtetit, që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjëruar i njerëzve që ka brenda një rrezik të madh, që ne nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në një goditje që askush nuk e imagjinon dot.

Duhet ta kuptojmë drejt se çfarë ka ndodhur më 14 maj dhe ta kthejmë në mbarësi për sa më shumë njerëz qeverisjen tonë. Aksush nuk duhet të ndihet i përbuzur, nëpërkembur, i pabegensiur nëse është qytetar i këtij vendi. Të gjithë duhat ta ndiejnë që janë pjesë e komunitetit”,  shtoi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT